Ministri Gashi furnizon bibliotekën e FSK-së me 135 libra

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi përmes një statusi postuar në llogarinë Facebook ka bërë të ditur se sot është pritur nga gjeneral Enver Cikaqi, teksa u ka bërë edhe një dhuratë FSK-së, duke dorëzuar një donacion me një fond të librave me 135 tituj.

“Në kuadër të furnizimit të bibliotekave me libra e tituj të rinj, e morëm këtë iniciativë që edhe bibliotekën e ushtrisë sonë ta pajisim me libra, të cilat janë më të kërkuarit nga publiku. Besoj se me këta tituj të ri, biblioteka e FSK-së është begatuar edhe më tej dhe se ushtarët do të kenë çfarë të lexojnë”, ka shkruar Gashi.

loading…