Ministri Damka thotë se Kosova po “punon” për t’i blerë dronët Bayraktar: Është proces afatgjatë

Ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka tha se Kosova po zhvillon punime në çështjen e blerjes së “Bayraktar” (SİHA-dron me armë).

Damka, i cili ka kryer studimet universitare në Turqi në kuadër të “Projektit të Madh për Studentët” që Turqi filloi në vitin 1992, iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të Anadolu Agency (AA) lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës, pritshmëritë nga Turqisë për uljen e tensioneve, për hapat e ndërmarrë në çështjen e rritjes së kapaciteteve të mbrojtjes dhe për vitet e tij studentore.

Qëndrimin e Kosovës për armatosje, Damka e vlerësoi me fjalët se “Çdo blerje e armëve do të përdoret vetëm për mbrojtjen e vendit” dhe tha se dëshirojnë të blejnë “Bayraktar” SİHA nga Turqia.

“Sigurisht që çështja e dronëve me armë (SIHA) është edhe në axhendën tonë. Lidhur me këtë shteti ynë zhvillon punime çdo herë. Janë realizuar vizita. Presidentja jonë dhe ministri i Mbrojtjes i kanë vizituar dronët ‘Bayraktar’ në vend. Ky është proces afatgjatë. Çdo shtet dëshiron të ketë dronët (SİHA) në shtëpinë, në magazinën e arsenalit të tij ushtarak”, tha Damka.

– “Ne përpiqemi për zgjidhjen e situatës atje me dakordim dhe jo ta përshkallëzojmë atë”

Duke folur për tensionet në rritje në ditët e fundit në veri të Kosovës, Damka theksoi se kanë bërë atë që është e nevojshme që qytetarët në rajon të marrin shërbimet për jetën e përditshme.

“Gjatë kësaj kohe Serbia duhet të ulet në tryezën e dialogut dhe të arrihet një zgjidhje përfundimtare. Kosova nuk ka veprime që përshkallëzojnë tensionet. Po ashtu nuk kemi as edhe ndonjë përpjekje për heqjen e barrikadave. Mund ta bëjmë por përpjekje të tilla mund të rrisin edhe më tej tensionet. Për këtë arsye, për heqjen e tyre në mënyrë paqësore po veprojmë në bashkëpunim me Misionin NATO-s në Kosovë (KFOR), me NATO-n, BE-në dhe SHBA-në. Ne po përpiqemi për zgjidhjen e situatës atje me dakordim dhe jo ta përshkallëzojmë atë”, thekson Damka për AA.

Më tej ai tha se kërkesa e Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili ka të drejta të ngjashme për autonomi në veri, si kusht për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes mes dy shteteve, është e papranueshme për Kosovën.

“Turqia përmes institucioneve të saj në rajon i ndjek nga afër zhvillimet. Të gjitha shtetet janë në gatishmëri për të parandaluar një konflikt të mundshëm në Ballkan, kryesisht mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë çështje është e shqetësuar edhe Republika e Turqisë e cila ka dominim në Ballkan. Ka një dialog që zhvillohet nga Ministria e Jashtme, e cila vëzhgon ngjarjet në çdo kohë dhe është në dialog si me Kosovën ashtu edhe me Serbinë. Turqia jep kontributin e nevojshëm në këtë drejtim. Nën strukturën e KFOR-it janë edhe ushtarët e Turqisë Mund të shohim që edhe ambasada dhe institucionet tjera po bëjnë përpjekje për ndërtimin e paqes në veri”, tha Damka.