Ministri për Diasporën i Republikës së Maqedonisë së Veriut Xhemail Çupi, përmes një postimi në rrjetin social “ Facebook” ka njoftuar se përfundimisht është dërgua propozim memorandumi për hapjen e zyrave komunale për bashkëpunim me diasporën në 81 komuna në RMV.

Këta zyra do të shërbenin si urë për informim dhe mbështetje për qytetarët e RMV që jetojnë në diasporë. Rrjedhimisht në secilën komunë do krijohej një strukturë e veçantë për çështje nga diaspora me fokus themelor në forcimin e komunikimit dhe marrëdhënieve me komunitetet dhe shoqatat tona jashtë vendit Ministri Çupi, po ashtu ka apeluar tek pushteti lokal, pa përjashtim, që të përkrahin këtë iniciativë që synim kryesor ka mbështetjen e diasporës.

Më poshtë gjeni postimin e plot të Ministrit Xhemail Çupi:

Sot ndjehem shumë i gëzuar pasi përfundimisht u dërgua propozim memorandumi për hapjen e zyrave komunale për bashkëpunim me diasporën në 81 komuna në RMV.

Këta zyra do të shërbenin si urë për informim dhe mbështetje për qytetarët e RMV që jetojnë në diasporë. Rrjedhimisht në secilën komunë do krijohej një strukturë e veçantë për çështje nga diaspora me fokus themelor në forcimin e komunikimit dhe marrëdhënieve me komunitetet dhe shoqatat tona jashtë vendit. Andaj, shfrytëzoj rastin që të dërgoj apel te pushteti lokal, pa përjashtim, që të përkrahin këtë iniciativë që synim kryesor ka mbështetjen e diaspor