Ministri çek pasi Kurti ia dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE: I çmojmë arritjet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Mikuláš Bek dolën në një konferencë të përbashkët për media pasi në Presidencën çeke të BE-së u dorëzua aplikimi për anëtarësim.

Bek tha se është kënaqësi për të që ta pranojë aplikimin e Kosovës, ndërsa tha se çështja e integrimit është prioritet për ta.

“I çmojmë arritjet e Kosovës”, tha ai.