Ministri boshnjak i Mbrojtjes, Zukan Helez, në një deklaratë kohë më parë, por që nuk është përcjellë nga mediat kosovare, ka theksuar se Kosova është shumë më e vjetër se Serbia.

Sipas tij, historia e mësuar në shkollën fillore tregon qartë se ilirët kanë qenë në këto troje shumë kohë përpara ardhjes së sllavëve, transmeton Ballkani.info.

Helez po ashtu tha se vjetërsia e Kosovës dhe ilirëve e tejkalon jo vetëm Serbinë, por edhe vetë Bosnjën, boshnjakët dhe kroatët, duke e cilësuar këtë si një të vërtetë faktike dhe shkencore.

Tutje ai ka shtuar se përpjekjet për të mohuar këtë realitet janë të kota dhe se çështja e Kosovës tashmë është një histori e përmbyllur.

Për më shumë, ndiqeni videon:

@shkupi.me.rrethin1 MINISTRI I MBROJTJES I BOSNJËS DEKLARATË TË FORTË PËR KOSOVËN: ILIRËT ISHIN KËTU PARA SLLAVËVE! . Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez, ka dhënë një deklaratë të fuqishme gjatë një interviste televizive, ku ka theksuar se Kosova është shumë më e vjetër se Serbia. . Sipas tij, historia e mësuar që në shkollën fillore tregon qartë se ilirët kanë qenë në këto troje shumë kohë përpara ardhjes së sllavëve. . Helez nëmëroi se kjo vjetërsi historike e tejkalon jo vetëm Serbinë, por edhe vetë Bosnjën, bosnjakët dhe kroatët, duke e cilësuar këtë si një e vërtetë faktike dhe shkencore. . Ai shtoi se përpjekjet për të mohuar këtë realitet janë të kotë dhe se çështja e Kosovës është tashmë një histori e kryer. #SHKUPI_ME_RRETHIN #SHKUPI #KOSOVA #ZUKANHELEZ #BOSNJA ♬ tingulli origjinal – shkupi.me.rrethin1