Zukan Helez,

Ministri boshnjak i Mbrojtjes shokon opinionin: Në Republikën Serbe ekzistojnë kampe stërvitore ruse

Zukan Helez, Ministër i Mbrojtjes të Bosnjës dhe Hercegovinës (Partia Social Demokrate e Bosnjë-Hercegovinës), tha se ka kampe trajnimi ushtarak në zonën e Rogaticës, në Bosnjën dhe Hercegovinën lindore dhe në zona e malit Magliq, të cilat ai pretendon se e ka dhe fotografi.

“Nuk është sekret, njerëzit e shohin, fshatrat përreth Rogaticës, njerëzit e fotografojnë, në mes të ditës që aty ka një stërvitje. Kam fotografi, do t’i shfaq në televizion”, tha Helez dhe shtoi se “nuk duhet të dërgojë fotografi që dokumentojnë ekzistencën e kampeve ushtarake”, transmeton Ballkani.info.

Këtë Helez e ka deklaruar si i ftuar në televizionin N1 të mërkurën në mbrëmje, më 22 nëntor, duke thënë se bëhet fjalë “për disa të rinj dhe për disa nga Rusia”, duke mos dashur të thotë se nga kush i ka marrë këto informacione, shkruan RSE.

Një ditë më vonë, më 23 nëntor, ka reaguar Stasha Kosharac, Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës (Unioni i Social Demokratëve të Pavarur – Milorad Dodik), i cili i ka kërkuar kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo që “sa më shpejt të jetë e mundur thirrja e një seance urgjente të Komitetit Ekzekutiv të Inteligjencës në lidhje me pretendimet e Ministrit të Mbrojtjes Zukan Helez për ekzistencën e kampeve të stërvitjes ushtarake dhe formacioneve paraushtarake në territorin e Republikës Serbe”.

“Është jashtëzakonisht e rrezikshme kur ministri i Mbrojtjes, pa asnjë provë, bën publikisht pretendime të tilla kundër Republikës Serbe. Mund të karakterizohet si nxitës i intolerancës dhe frikës kombëtare. Me veprime të tilla ai nuk kontribuon aspak në stabilizimin e situatës në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Kosharac për agjencinë e lajmeve SRNA.

Meqë ra fjala, më 12 nëntor, një grup përfaqësuesish të Parlamentit të Bosnje-Hercegovinës, të cilët vijnë nga entiteti Republika Serba, i shkruan Kongresit Amerikan dhe Parlamentit Evropian, duke thënë se Bosnja dhe Hercegovina “ka qenë një strehë për radikalët islamikët për një kohë të gjatë”.

Tre ditë më vonë, në të njëjtën adresë u dërgua një letër nga deputetët e Parlamentit të BeH-së, të cilët janë nga entiteti i Federatës së BeH-së, në të cilën ata thanë “se kërcënimi më i madh për paqen në Bosnje dhe Hercegovinë nuk është i shpikur nga radikalizmi fetar”, por nga veprimet e zyrtarëve të SNSD-së dhe shumica e të cilëve, me në krye Milorad Dodikun, janë në listën e zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe”.

Koalicioni qeverisës në nivel shtetëror përbëhet nga Partia Social Demokrate e BeH, Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur, Bashkimi Demokratik Kroat i BeH, etj. /Ballkani.info/