Igor Çarnadak

Ministri boshnjak flet si të ishte ministër i Serbisë: Ushtria e Kosovës rrezikon stabilitetin

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjes gjatë ditës së sotme është deklaruar rreth Ushtrisë së Kosovës.

Igor Çarnadak, ka thënë se Ushtria e Kosovës, të cilës ai i është referuar sikur Serbia, “e ashtuquajtur”, “është një nga rreziqet më të mëdha të paqes”.

Ai ka thënë se kjo Ushtri po rrezikon stabilitetin në rajon dhe është kërcënim për paqen në Ballkan, raporton Fena, transmeton Ballkani.info.

Sipas Çarnadak, Prishtina e ka marrë një vendim të tillë pasi nuk pati reagime nga komuniteti ndërkombëtarë dhe pas ‘vendimit të çmendur’ të taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. /Ballkani.info/