Mali i Zi
Ministri Bekteshi në konferencë “Ballkani dhe BE – cikël pesëvjeçar i Procesit të Berlinit
Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë Kreshnik Bekteshi sot dhe nesër do të marrë pjesë në konferencën rajonale “Ballkani dhe BE – cikël pesëvjeçar i Procesit të Berlinit”, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.
Në panel diskutimin me temë “Bashkëpunim i rajonal si segment i integrimeve evropiane/Ekonomia – gjenerator i zhvillimit të përgjithshëm”, ai do ta prezantojë progresin e Republikës së Maqedonisë pas Planit Veprues nga Trieste.
Planin, siç theksojnë nga Ministria e Ekonomisë, është shprehje e përpjekjeve serioze për avancimin e integrimit evropian të rajonit, si hap drejt integrimit evropian nga Plani për rritje ekonomike dhe reformat e realizuara në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.