Ministra e Mbrojtjes së Indisë thotë që tanket ruse T-90 janë të padobishme

Komanda ushtarake indiane ka kritikuar tanket ruse T-90, duke i cilësuar si të padobishme ne rast te ndonjë konflikti të armatosur me Kinën dhe Pakistanin, për shkak se këto zona kufitare janë terrene malore, terrene në të cilat tanket ruse nuk janë treguar të suksesshme.

Sipas deklaratës së Komandës ushtarake indiane, jo vetëm modeli T-90, por edhe tanket ruse të modelit T-72, janë treguar gjithashtu të padobishme në terrenet malore.

Kjo mund të ndikoj që në të ardhmen India të mos përcaktohet për blerjen e tankeve ruse, çka do të ndikoj që Industria ushtarake ruse të humbë një nga blerësit më të rëndësishëm.

Siç po shihet kohëve të fundit Industria ushtarake ruse po ka probleme me shitjen e armatimeve për shkak të probleme teknike të armatimeve ruse. Industria ushtarake ruse më shumë është e fokusuar në propagandë, më qëllim krijimin e perceptimit për madhështinë e armatimeve ruse, se sa në cilësinë e armatimeve.

Deri sa javën e kaluar kishin rastin e Venezuelës e cila kishte njoftuar për mundësinë që të heqë dore nga përdorimi i aeroplanët luftarak rus Sukhoi Su-30 dhe të kërkoj zgjedhje tjera, këtë javë kemi Indinë e cila gjithashtu po planifikon që të heqë dorë nga përdorimi i tankeve ruse T-90 dhe T-72.