Lajmi i fundit

Minatorit që iu keqësua shëndeti e dërgojnë me ndihmë të shpejtë në spital

Një minator po dërgohet me ndihmë të shpejtë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pasi të njëjtit iu është keqësuar gjendja gjatë grevës të cilën ata po e mbajnë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, i cili tha se edhe një numër i madh i minatorëve tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Për momentin një minator është duke u dërguar me ndihmë të shpejtë në spitalin e Mitrovicës dhe gjendja e tij është përkeqësuar, e kanë qitë me lese jashtë. Ka numër të konsiderueshëm të mintaroëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se minatorët e Minierës me Flotacion janë futur sot në grevë ku kërkojnë realizimin e pagës mujore, shkarkimin e kryeshefit dhe sigurime shëndetësore e kushte të punës.