Daut Haradinaj

“Minatorët e nisën fundin e Jugosllavisë”, reagon Haradinaj: Shkarkimi i sindikalistëve dëshmon se deri ku shkon kjo qeveri

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar për grevën e minatorëve dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Sindikatës së minatorëve.

Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka kritikuar qeverinë dhe shkruar se janë minatorët që e nisën fundin e Jugosllavisë.

“Meqenëse qeveria po i injoron kërkesat e drejta të minatorëve, ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës që të thërrasin një seancë të jashtëzakoshme për të gjetur një zgjidhje për këtë kategori tepër të rëndësishme të shoqërisë sonë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Meqenëse qeveria po i injoron kërkesat e drejta të minatorëve, ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës që të thërrasin një seancë të jashtëzakoshme për të gjetur një zgjidhje për këtë kategori tepër të rëndësishme të shoqërisë sonë.

Janë minatorët që e nisën fundin e Jugosllavisë. Shkarkimi nga puna i sindikalistëve dëshmon qartë se deri ku shkon kjo qeveri.