Liverpooli ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me klubin Red Bull Salzburg për transferimin e Takumi Minaminos.

Përfaqësuesi japonez do të bëhet zyrtarisht lojtar i “The Reds” më 1 janar pasi i finalizoi termet personale dhe e kaloi testin mjekësor të merkurën.

Minamino tha për Liverpoolfc.com: “Ka qenë një ëndërr, ëndrra ime të bëhem lojtar i Liverpoolit. Dhe jam shumë i gëzuar që ky moment arriti”.

“Të luash në Premier League ishte një nga qëllimet e mia. Mendoj se ështe liga më e fortë në botë; mendoja se nëse karriera ime do të avanconte lehtë si futbollist, një ditë do të mund të luaja në Premier League”, tha Minamino.

“Synimi im është ta fitoj Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve, dhe të jap kontribut të mirë për ekipin”, theksoi ai.