Te drejtat autoriale

Mimoza Shkodra bllokon këngën e Cricket dhe Marinit

Cricket dhe Marin sollën mbrëmë një bashkëpunim.

Ata publikuan remiksin e këngës së njohur të Mimoza Shkodrës “Ndarja”.

Me sa duket dyshja kanë punuar këngën pa lejen e artistes pasi videoklipi nuk gjendet më në YouTube.

“Kjo video nuk disponohet më për shkak të një pretendimi për të drejtën e autorit nga Mimoza Shkodra”, thuhet në momentin që kërkon emrin e këngës së re nga Cricket dhe Marin.