Mimoza “në qiellin e shtatë”: Kosovë, pranvera po të vjen më herët kësaj radhe!

Deputetja Mimoza Kusari-Lila thotë se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese shpalli të pavlefshme votën e Etem Arifit dhe u hapi rrugë zgjedhjeve të reja, po vjen shpresa për fitore të drejtësisë mbi të padrejtën.

Sipas saj, “pranvera po vjen më herët” këtë herë.

“Sonte u përmbys përfundimisht qëllimi dhe plani i mashtruesve dhe pazargjive. Nuk ka rrugë të shkurtër për te suksesi dhe as bypass për te pushteti”, shkroi Kusari-Lila në facebook:

Shkrimi i plotë në Facebook:

Sonte në natën më të gjatë të vitit, vie drita e shpresës për fitoren e drejtësisë mbi të padrejtën,

e punës mbi mashtrimin dhe kthimit të vullnetit të qytetarëve aty ku e ka vendin, në institucionet legjitime të shtetit.

Sonte u përmbys përfundimisht qëllimi dhe plani i mashtruesve dhe pazargjive.

Nuk ka rrugë të shkurtër për te suksesi dhe as bypass për te pushteti.

Kush e mendon ndryshe e gjen atë që e meriton, shkarkimin dhe dënimin nga qytetarët sot dhe gjykimin nga historia nesër.

Kosovë, pranvera po të vjen më herët kësaj radhe!