Mimoza Kusari kërkon të heshtet për vdekjen e Agon Musliut në karantinë shtetërore, VV duartroket

Shefjja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka kërkuar sot në Kuvendin e Kosovës që mos të flitet më për vdekjen e Agon Musliut i cili humbi jetën në katlrantinën që e kishte vendosur ministri Arben Vitia në qeverinë Kurti 1.

Kjo kërkesë e deputetes Kusari-Lila u duartrokit në seancë nga të gjithë deputetët e Vetëvendosjes.

Kërkesa e Kusari-Lilës për heshtjen e vdekjes së Agon Musliut erdhi pasi shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri kërkoi që të vazhdoj hetimi dhe të zbardhet në tërësi vdekja e Agon Musliut pasi një kërkesë të tillë e ka bërë në vazhdimësi familja e të ndjerit.

Vet ministri Vitia i cili ishte nën hetime parlamentare për këtë rast e tejkaloi dhe nuk foli asnjë fjalë. Ndërsa deputeti i PDK Uran Ismaili tha se ky rast nuk do të heshtet sepse siç tha ai Agon Musliu e ka humbur jetën në karantinë shtetërore e cila u bë me vendim të ministrit Vitia.