Mimoza Kusari: Ka hapësirë që nga nesër të fillojë reciprociteti me Serbinë

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ka hapësirë që nga nesër të fillojë reciprociteti me Serbinë.

Ajo u shpreh që nesër, hiç më larg, duhet të aplikohen masat e reciprocitetit.

“Sa i përket dialogut dhe reciprocitetit, për mu, në fakt për mënyren se si po trajtohet reciprociteti, unë po e shoh më tepër si stigmë e cila po qëndron përmbi, në vecanti Bashkësisë Ndërkombëtare në raport me Kosovën. Përderisa asnjë prej përfaqësuesve të shteteve, përfshirë Francën, qoftë Rusia, Serbia, kushdo, në rrethana tjera në të cilat hiqet kjo reja e diskutimit Kosovë-Serbi dhe e vendosjes në një normale tjetër në një standard tjetër në të cilin dihet se kush ka qenë agresori dhe kush ka qenë viktima, hiqet, secili vend i zbaton. Dmth i zbaton Kroacia me Bosnjën reciprocitetin, Franca me Anglinë e kështu me radhë.

Tash, në rastin konkret të Kosovës mu personalisht, po tregoj që besoj që ka hapësirë të mjaftueshme që prej nesër, hiç ma larg, me fillu reciprocitetin me Serbinë. Jo me një vendim të veçantë. Vetëm me aplikim të masave të njëjta në të cilat nënkuptohet që automjetet që unë i shoh dhe sinqerisht më pengojnë që i kanë katër S-ja të çirilicës, sillen lirshëm në Prishtinë, në Gjakovë dhe kudo që ato shkojnë përderisa ekziston marrëveshja për qarkullimin e lirë të automjeteve të cilën Serbia e zbaton se i ndërron tabelat e Kosovës, ta vendos provën dhe letrën”, tha ajo në Dukagjin.