Të gjithë futbollistët e Werder Bremenit sot pushuan, përpos Milot Rashicës.
Werder Bremeni sot e ka dhënë një lajm të mirë për Milot Rashicën. Klubi i madh gjerman ka njoftuar se ylli i Kosovës sot i është kthyer fushës së blertë pas një lëndimi të pësuar para pak ditësh.
Ish futbollisti i Vushtrrisë nuk ishte ftuar fare në ndeshjen e fundit që skuadra e tij, Werder Bremen, e zhvilloi kundër Eintracht Frankfurtit në Bundesligë, e mbyllur me rezultat të barabartë, 2-2.
Por, në mëngjesin e sotëm Rashica i është kthyer fushës së blertë duke i bërë disa vrapime në qendrën stërvitore të klubit të tij.
“Milot Rashica i ka bërë disa vrapime sot në mëngjes. Kurse, pjesa tjetër e skuadrës sot është në pushim”, thuhet në njoftimin e Werder Bremenit.
Gute Nachrichten am Montagvormittag: @milotrashica dreht schon wieder fleißig Runden auf dem Trainingsplatz. 💪 Die Rakete kann also bald wieder starten. 🚀
Auch Fin Bartels war schon wieder fleißig. Für die übrigen #Werder-Profis ist heute frei. pic.twitter.com/esPGzRG2V6
— SV Werder Bremen (@werderbremen) January 28, 2019
Ky lajm është mirëpritur nga tifozët e Werder Bremenit pasi vetëm një javë më parë ata i bëri të lumtur Milot Rashica. Kosovari e kishte shënuar golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij kundër Hannoverit.







