Ushtria e Kosovës

Miliona euro investime për Ushtrinë E Kosovës: Planifikohet blerja e 300 transporterëve dhe 100 tankeve

Mediat në Serbi e kanë bërë top-temë nismën e institucioneve kosovare për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Gazetat serbe po shkruajnë se Kosova do të blejë 100 tanke, 300 transporter e sistem anti-raketor, përmes një buxheti prej 300 milionë euro.

Gazeta serbe ‘Informer’ shkruan se SHBA i ka lejuar shqiptarët e Kosovës të krijojnë një ushtri dhe të blejnë armë në vlerë prej 300 milionë euro.

“Në tri vitet e ardhshme autoritetet në Prishtinë, do të blejnë armë me vlerë 300 milionë euro për ushtrinë e tyre. Kujtojmë, çmimi i tankeve të përdorura dhe të personelit të blinduar transportues shkon nga gjysmë milioni deri në tre milionë dollarë. Njëkohësisht, armët anti-forcave të blinduara dhe pajisje të tjera ushtarake mund të blihet me një çmim të volitshëm nga ish-republikat sovjetike, si dhe nga vendet e NATO-s, të cilët duan të heqin qafe armët e tyre të vjetëruara”, shkruajnë mediat serbe.

Ato këto komente i kanë dhëne duke analizuar potencialin e Kosovës për të u pajisur me armë, të cilat serbët pretendojnë se do të blihen ekskluzivisht për ta siguruar shtetin e Kosovës nga Serbia.