Miliarderja më e re në botë: Familja nuk më kanë dhënë para prej kur isha 15 vjeçare

Revista e mirënjohur Forbes vitin e kaluar e kishte cilësuar 21 vjeçaren Kylie Jenner se është në rrugën për t’u bërë miliarderja më e re në botë, që e ka krijuar pasurinë vetë.

Por një gjë të tillë shumë njerëz nuk e besuan, madje e akuzuan revistën se po raporton për diçka të pavërtetë pasi Jenner që vjen nga një familje e famshme ka trashëguar shumë pasuri.

Megjithatë Jenner ka thënë se ajo e ka ndërtuar vet ‘perandorinë’ e saj – biznesin me produkte kozmetike – dhe gjithë pasurinë e saj e ka fituar vetë.

“Gjithë pasurinë e kam fituar vetë. Prindërit e mi nuk më kanë dhënë para dhe mbështetur financiarisht qysh në moshën 15 vjeçare”, ka thënë ajo për revistën Paper.

“Prindërit e mi më kanë thënë se duhet të përpiqem që të fitoj vet, sepse është koha që unë të mësoj t’i fitoj, ruaj dhe shpenzoj vet paratë e mia. Asnjë cent nga gjithë paratë që i kam sot nuk është trashëguar nga familja ime”, ka thënë tutje ylli televiziv.

Themeluesja e Kylie Cosmetics ka thënë se ka shpenzuar edhe centin e fundit për të lansuar kompaninë e saj pa e ditur se a do të ketë sukses apo jo.

https://www.instagram.com/p/Bt8wjo2HXOq/?utm_source=ig_embed