Miley Cyrus i provokon fansat e saj me një “twerk” në rrjetet sociale

Ajo është e njohur për aftësinë e saj në “twerk”.

Këngëtarja dhe aktorja Miley Cyrus bëri që e gjithë vëmendja e madhe të kthehet nga ajo për shkak të një varg videosh që publikoi në InstaStory.

26-vjeçarja tregoi figurën e saj atletike veshur me një palë pantallona të shkurtra të zinj dhe një bluzë të bardhë, shkruan DailyMail.

Miley tregoi këmbët e saj të balerinës kur u shtri në dysheme, dhe dridhi të pasmet e saj.

Duke bërë lëvizje provokuese, këngëtarja amerikane bëri që të ngacmohet imagjinata e shumë fansave të saj.

Kujtojmë që në pak javë, Cyrus do të jetë në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, pasi është një nga artistet pjesëmarrëse këtë vit.

loading…