Milazim Krasniqi për Edi Ramën: Ky njeri është i paskrupullt, ka fuqinë e Vuçiqit
Profesori Milazim Krasniqi thotë se varfëria e madhe në Shqipëri ka ndikuar gjithmnë në zgjedhjet e atjeshme. Thotë se në shtetin e udhëhequr nga Ilir Meta vota blihet me një thes mielli.
Krasniqi mendon se Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, kontrollon shtetin dhe në këtë mënyrë edhe fitues i zgjedhjeve.
“Nëse nuk e mobilizojnë shoqërinë, vetëm me elektoratin partiak nuk mundem me e mujtë sepse ky njeri është i paskrupullt, ka në dorë krejt aparatin shtetëror. Është në gjendje me korruptu, është në gjendje me shantazhu, domethënë ka fuqi qysh e ka Vuçiqi në Serbi”, thotë Krasniqi në Pressing në T7.
“Duhet me e hapë një debat serioz me shoqërinë të cilën në fakt për hir të së vërtetës e kanë anashkalu totalisht”, thekson Krasniqi.
“Shqipëria është një vend që e ka një kategori të njerëzve që janë në ekstrem të varfërisë dhe në mënyrë sistematike atje i shesin votat. Shkojnë edhe blejnë vota me thasë të miellit”, thekson ai.
Krasniqi nuk mendon se Lul Basha dhe Monika Kryemadhi janë në gjendje të mposhtin Ramën.
“Heqja e Edi Ramës një orë e para nga qeveria është fat i madh për Shqipërinë. Unë s’kam urrejtje personale, por mënyra e tij arrogante e qeverisjes dhe komunikimit çdo ditë i bëjnë të këqija Shqipërisë”, shtoi Krasniqi.