Milani pëson dy gola në fund dhe mposhtet nga Sassuolo në “San Siro”. Përshendetët me titullin

Një humbje shumë e hidhur ka ardhur për Milanin në xhiron e 32 të kampionatit italian Serie-A.

Skuadra e Piolit edhe pse ishte duke avancuar me rezultat minimal 1-0 deri në minutën e 76, pësoi dy gola të shpejtë dhe u mposht nga Sassuolo më rezultat 2-1 në stadiumin “San Siro”.

Ishte mesfushori turk Hakan Calhanoglu ai i cili e kaloi Milanin në epërsi në monutën e 30’ duke realizuar një gol të bukur dhe duke shkuar në pushim me këtë epërsi.

Por, “Rossonerët” u befasuan në 15 minutat e fundit të ndeshjes ku pësuan dy gola të shpejtë.

Ishte Raspadori ai i cili e përmbysi epërsinë e Milanit me dy gola të shpejtë në minutat 76’ dhe 83’ duke e lënë Milanin me duarbosh në këtë takim.

Kuqezinjtë kanë 66 pikë në vendin e dytë, kurse Sassuolo 49 në vendin e tetë.