Me sytë e UEFA-s duke monitoruar, Milani nuk mund të lëvizë aq shumë në merkato dhe, fillimisht, duhet të shesë, largojë futbollistë dhe të zbusë humbjet që kanë prekur kuotën 100 mln euro për bilancin që do të mbyllet në fund të qershorit.

Kështu, deri në atë ditë, për të mos rrezikuar te Fair Play Financiar dhe të ketë dënime të tjera për vite të tjera, e vetmja zgjidhje është një shitje “big” ose disa shitje të vogla.

Sigurisht, emrat janë Donnarumma dhe Suso, që do të krijonin plusvlera të llahtarshme, duke qenë se erdhën pa para

Suson e do Atletico Madrid, ndërsa PSG monitornon Donnarumman.