Golashënuesit

Milani në epërsi, pret gabimet e rivalëve

Milani ka shënuar dy gola të shpejtë në në përballjen me Spalin në xhiron e fundit të sezonit në Serie A, vendimtare në luftën për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Fillimisht Hakan Çalhanoglu shënoi në minutën e 18-të për 0 me 1, ndërsa pesë minuta pas tij shënoi Franck Kessie. Francesco Vicari ngushtoi rezultatin në 1 me 2, pesë minuta pas golit të Kessiet.

Për të hyrë në top-katërshe, Milani duhet të fitojë e të presë gabimin e ndonjë nga rivalëve, Atalanta e Inter. Atalanta është duke barazuar me Sassuolon 1 me 1, e Interi me Empolin 0 me 0 duke shtuar shpresat e Milanit.