Në orët e fundit mediet italiane kanë bërë me dije se pasuesi i Genaro Gattusos në stolin e Milanit, me shumë mundësi do të jetë Eusebio Di Francesco.
Por për të përgënjeshtruar këto zëra që lidhin ish-teknikun e Romës me klubin kuqezi ka menduar drejtori ipërgjithshëm i zonës tekniko-sportive te Milani, braziliani Leonardo.
I ndodhur në Milanello në një intervistë të shkurtër për gazetarët e pranishëm në qëndrën stërvitore të kuqezinjëve ka deklaruar se as nuk e ka telefonuar dhe as nuk e ka takuar Di Francescon për t’i ofruar stolin e Milanit.







