Milani interesohet për talentin 17 vjeçar

Milan vazhdon të ndjekë më shumë interes talentin e Rennes, Eduardo Camavinga.

17-vjecari shikohet si një nga lojtarët më të talentuar në Francë, ndërkohë që për të arritur te kartoni i tij, italianët duhet të paguajnë një shumë të majme.

Camavinga renditet në 10 lojtarët më të shtrenjtë U-20 pasi kartoni i lojtarit më origjinë nga Angola vlerësohet rreth 47 milionë euro, një shifër kjo tepër e lartë për arkat e kuqezinjëve duke pasur parasysh situatën ekonomike të tyre.

Transferimi i Eduardo Camavinga në Itali mund të jetë shumë më i thjeshtë në rast ndryshimi të pronësisë së klubit dhe në krye të tij të mund të vinte Bernard Arnault, një nga njerëzit më të pasur në botë, që ka shprehur interesim për blerjen e Milanit.