Milani dëshiron transferimin e mesfushorit të Barcelonës në janar

Milani është interesuar të transferojë mesfushorin e Barcelonës, Carles Alena, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mundo Deportivo raporton se mesfushori spanjoll do të pranonte një largim nga Barcelona, por dëshira e tij mbetet qëndrimi në La Liga.

Skuadrat spanjolle të interesuara për të janë Real Betis, Getafe, Celta Vigo dhe Granada.

21 vjeçari mund të bindet nga emri i Milanit, për të pranuar transferimin drejt Serie A.

Përveç Milanit, jashtë Spanjës mesfushori po kërkohet edhe nga Tottenhami dhe Arsenali.

loading…