Milan Ivanoviq ‘pa dashje’ e zbulon planin që kanë përgatitur serbët në Spitalin e veriut
Drejtori i Qendrës Klinike dhe Spitalore në veriun e Mitrovicës, Milan Ivanoviq, pas takimit që serbët patën sot me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd, tha se ka elemente që një situatë e tillë mund të shndërrohet në një krizë humanitare dhe katastrofë.
Sa i përket gjendjes së furnizimi me barna mjekësore, Ivanoviq, ka thënë se për momentin situata është e qëndrueshme.
“Kemi rezerva, por furnizimet me oksigjen ende nuk janë stabilizuar”, ka thënë Ivanoviq.
Deklarata e tillë e Ivanoviqit vetëm sa e përforcon idenë e tij dhe të serbëve në veri do ta përdorin këtë alibi për të kundërshtuar taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe çdo vdekje atje ta paraqesin si pasojë e taksës.
Ballkani.info ka raportuar të martën për planin “alla Millosheviq” të Ivanoviqit i cili kryeministrin Haradinaj e quajti sullant në protestën e asaj dite.
Burime të Ballkani.info nga veriu, thonë se Ivanoviqi pas përfundimit të protestës u ka dhënë urdhër të pazakontë mjekëve dhe personelit serbë të spitalit.
“Milan Ivanoviq u ka dhënë urdhër personelit mjekësorë që çdo vdekje në Spitalin e Mitrovicës të raportohet se ka ndodh për shkak të mungesës së barnave. Pa marrë parasysh a vdes pacienti ka ndonjë komplikim në operim apo çfardo forme tjetër, mjekët serbë do të thonë se vdekja ka ardh si pasojë e mungesës së medikamenteve”, kanë burime mirë të infomuara nga veriu.
Më këtë Ivanoviq dhe serbët atje do të bënin propagandë që të hiqet taksa. Mirëpo, as barnat e as ushqimet nuk do të mungojnë nga vendosja e taksës, sepse tregu është mjaftueshëm i furnizuar me të gjithë artikujt e nevojshëm. /Ballkani.info/