“Milaimi e përkrah tinëz kandidatin e AAK-së në Skenderaj”, “Nuk ka kandidat” – sqarohen Shala e Zeka

Komentatori politik, Krenar Shala, dhe gazetari Milaim Zeka, kanë sqaruar deklaratat rreth përkrahjes së kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Skenderaj.

Në një emision televiziv, Shala, ka deklaruar se Zeka e përkrah kandidatin e AAK-së në Skenderaj. Pas kësaj kanë reaguar panelistët duke thënë se AAK në Skenderaj nuk ka fare kandidat.

Shala ishte tërhequr nga deklarata, duke thënë se e kishte për shaka.

Por, pas disa netësh nga këto deklarata, Shala dhe Zeka janë sqaruar.

“Edhe pse është e vërtetë që nuk ka kandidat të AAK-së në Skenderaj, prapë mendoj që e mbështet Milaimi kandidatin e AAK-së”, ka deklaruar Shala në “Kanal10”.

Më pas është deklaruar edhe Zeka, i cili ka thënë se Shala ka qenë i informuar që AAK-ja nuk ka kandidat në Skenderaj.

“E vërteta është që Krenari ka dasht me e shu një sherr në mes meje e Arbenit, dhe nuk është e vërtetë që Krenari nuk ka pasur informacion që në Skenderaj nuk ka kandidat të AAK-së”, ka deklaruar Zeka.