Milaim Zeka: Veç Qeveria Kurti mund të ofrojë garanci për të akuzuarit e Speciales, nëse ia kërkon Gjykata

Gazetari Milaim Zeka është përfshirë në debatin për ofrimin e garancisë për të arrestuarit në Hagë, duke thënë se asnjë shtet nuk mundet të ofrojë garanci për ta.

Zeka ka thënë se ka disa ditë që është abuzuar me emrin e të akuzuarve në Hagë, duke përmendur edhe disa shtete që mund të ofrojnë garanci për lirimin e tyre.

Sipas ish-deputetit garant i atyre mund të bëhet vetëm Qeveria e Albin Kurtit, nëse Gjykata ia kërkon.

Por, ai shton se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Është kritikuar shume Qeveria Kurti pse hoqi urdhër ndalesën qe shpenzimet për mbrojtjen e te akuzuarve te mbaheshin sekret. E pse? Ato jane paratë e taksapagueseve te Kosovës, prandaj duhet me qene publike. Ajo qe meriton per t’u kritikuar është fakti se qeveria aktuale është duke e mbajtur te heshtur punën e dialogut, dhe Gjykates Speciale…”, ka shkruar Zeka.