Milaim Zeka tregon se partia e tij nuk do bëjë koalicion, shpjegon pse duhet të votohet ai

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Zeka në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjet e mundshme të ardhshme. Ai ka thënë se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti tjetër.

“Partia ime duhet të votohet për shkak se qytetarëve i duhet një alternativë e re”, ka thënë themeluesi i Partisë Euroatlantike.

“Nëse qytetari voton përsëri këtë klasë politike unë do dilja pas zgjidhjeve i relaksuar. Pastaj qytetarët do ishin vetë fajtorë për mbytjen e të ardhmes së fëmijëve të tyre”

Tutje Zeka ka shtuar se nuk e ka kuptuar vendimin e Ramush haradinaj për forëheqje në këtë kohë.

loading…