Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka ka bërë një deklarim të fortë në drejtim të politikanëve kosovarë, transmeton Ballkani.info
Zeka ka bërë një pyetje se pse LDK-ja nuk e pranoi Rexhep Selimin ministër, duke aluduar për atë të brendshëm.
“Kur Albin Kurti po formonte qeverine, ne shkrimet dhe deklarimet e mia pata deklaruar se, Isa Mustafa gjithçka mundet me e pranu, po kurre nuk e pranon qe Rexhep Selimi te behej Minister i PB. Dhe ashtu edhe ndodhi.” ka shkruar ai në facebook.
Rastet e fundit të dala në publik për dhunën që ushtrohet nga policia është dëshmi për hallkën e krimit brenda këtij institucioni, thotë Zeka.
Ai tregon se si Selimi kishte përvojë të gjatë në menaxhimin e policisë dhe kishte informacione rreth krimit të organizuar brenda policisë e pse jo edhe AKI-së.
Tutje shton se me Albin Kurtin, Selimi do të ishte duar lirtë ta luftonte këtë krim. /Ballkani.info/
Lexoni të plotë:







