Gazetari Milaim Zeka, i ftuar në një emision televiziv, ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, mes tyre edhe për emërimin e Bashkim Jasharit si komandant i ri i FSK-së, shkruan Gazeta Demos.
“Lajmi më i mirë pas shpalljes së qeverisë është vendimi i qeverisë për emërimin e BJasharit në krye të FSK-së”, ka potencuar Zeka.
Tutje ai ka bërë të ditur edhe raportin familjar mes ish-komandantit Rrahman Rama dhe komandantit Adem Jashari.
“Motra e Rrahman Ramës është gruaja e Adem Jasharit, pra femijët e Adem Jasharit janë nipa të Rrahman Ramës”, ka deklaruar Zeka.
Mes tjerash Milaim Zeka ka thënë se Bashkim Jashari nuk është vënë në krye të ushtrisë vetëm për faktin që i takon familjes Jashari, sipas tij ky është vetëm një plus më shumë.
“Vendimi për të ngjyrosur mjetet e FSK-së për nevojat e Policisë i ka bërë vetëm Serbia, është një vendim jo i mirë. Unë kam thënë edhe më herët që dërgimi i njësisë speciale në Veri të vendit për reciprocitetin me targa ka qenë i gabuar”, ka thënë ndër të tjera ai.







