Milaim Zeka publikon një video në luftë të Nasim Haradinajt, kur ky kishte zënë rob një ushtar serb

Milaim Zeka, gazetar dhe analist i çështjeve politike, ka shpërndarë një video e cila është bërë gjatë luftës, e ku shihet Nasim Haradinaj i cili ka zënë rob një ushtar serb.

Këtë video, Zeka e ka publikuar në Facebook, ku ka treguar se ushtari i zënë rob me vonë ka folur për masakrën e Lubeniqit, shkruan lajmi.net.

“Nje nga xhirimet e mia gjate luftes, me Nasim Haradinajn, dhe nje ushtar serb, i cili, nder te tjera, ka folur per masakren e Lubeniqit!”, ka thënë Zeka.

Përndryshe, Nasim Haradinaj, para pak ditësh është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burgim, nga Gjykata Speciale.