Milaim Zeka publikon dokumentin ku Gjykata dënon Tomë Gashin për sulm ndaj policëve të Kosovës

Milaim Zeka ka publikuar një dokument të Gjykatës Themelore në Prishtinë, procesverbal i procesit gjyqësor ndaj avokatit Tomë Gashi, ku theksohet se trupi gjykues vendos njëzëri që të njëjtit t’i shqiptojë dënim me kusht prej 6 muaj, për veprën penal, sulm ndaj personit zyrtar.

Avokati Gashi ishte dënuar për një rast të ndodhur në vitin 2006 në një fast food të kryeqytetit, pas një sulmi fizik ndaj policëve, të cilët kishin ndërhyrë shkaku i një zënke aty.

Bazuar në raportimet e medias së asaj kohe, Gashi me disa miq të tij ishin zënë me disa persona dersia po qëndronin në një fast food, dhe në momentin që kishte ndërhy policia, avokati kosovar kishte sulmuar edhe zyrtarët e shtetit.

Bashkë me Gashin, aty ndodheshin një gazetar, e edhe anëtari aktual i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, në atë kohë, pjesëtar i shoqërisë civile. /Reporteri.net