Milaim Zeka: P**** nuk nuk më ha për asnjë gjykatë në botë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në një postim në rrjetin e tij social, Facebook, ka shkruar se akuzat e Gjykatës Speciale janë kundër individëve e jo kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zeka shkroi se luftën e UÇK-së askush nuk ka nevojë ta mbrojë sepse ajo ishte e shenjtë, e nëse dikush do e dënonte atë, i bie që do të dënohet edhe intervenimi i NATO-s, e sipas tij akuzat janë individuale e jo drejtuar UÇK-së.

“Luftën e UÇK’së nuk ka nevojë askush ta mbrojë. Ajo ishte luftë e shenjtë. Nëse në mënyrë hipotetike do të dënohej lufta e UÇK’së, automatikisht do të dënohej edhe intervenimi i NATO. Askush në Gjykatën Speciale nuk ka nevojë me mbrojtë UÇK-në, por veten e vet. Akuzat janë individuale. Ato nuk janë të drejtuara ndaj UÇK-së” shkroi ai.

Ai ka bërë thirrje që të mos përgjithësohet situata, duke shtuar se nuk kemi nevojë të mbulohemi nën petkun e lirisë, e ata që nuk kanë bërë asgjë, nuk duhet të frikësohen.

“Prandaj mos i përgjithësoni gjërat. Nuk kemi nevojë të fshihemi e të mbulohemi me petkun e lirisë e të UÇK se. Palla nuk më hane për asnjë Gjykatë ne botë, nëse nuk kam bë asgjë”, shkroi Zeka.

loading…