replika

Milaim Zeka: Nuk rrokëm me Jakupin për klikime të portaleve

Deklarata e deputetit , Milaim Zeka se ai nuk është anëtar i Nismë Socialdemokrate, dhe se ai ka kandiduar i pavarur në listën e kësaj partie, dhe akuzat drejtuar kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqit që ka punësuar familjarë nëpër ministri ku i zotëron kjo parti, ka frustruar këtë të fundit.

Jakup Krasniqi, ka reaguar përmes një postim në facebook ku ka bërë me dije se ndjehet i penduar që ka lejuar Zekën të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës.

Ndër të tjera ai theksuar se nuk pendohet për asnjë veprim të poltik që ka bërë për kombin e vendin .” As një veprim, në asnjë kohë nuk e kam bërë kundër ndonjë individi”, ka thënë Krasniqi në postimin e tij.

Ndërkaq në anën tjetër Ballkani.info ka kontaktuar deputetin Milaim Zeka, ku ky i fundit ka thënë se unë nuk e komentoj këtë gjë më, dhe se nuk kam nevoj me u “rrokë” me Jakup Krasniqin për klikime të portaleve.

Ai po ashtu ka thënë se unë kam respeke për krejt veprimtarin e Jakup Krasniqit, dhe se atë çfarë ka pasur ndërmend e ka thënë.

“Unë nuk du me u rrokë me Krasniqin për klikime të portaleve në mënyrë publike, nuk kam çka me komentu këtë gjë më, ata çka kam pas me thanë e kam thanë, unë kam respekt për veprimtarin e Jakup Krasniqit dhe agjë më shumë”, ka thënë Zeka në një prononcim për Ballkani.info./Ballkani.info.