Milaim Zeka: Kurti ka kriju anarki totale në Kosovë, po qeverisë me njerëz të paditur si Xhelal Sveçla!

Ish deputeti Milaim Zeka  thotë se qeverisja e Albin Kurtit është një zhgënjim total.

Zeka thotë se Kurti me qeverisjen e tij ka krijua anarki institucionale në Kosovë duke e zhgënjyer totalisht në mënyrën e tij të qeverisjes.

Ai thekson se vendi po udhëhiqet nga njerëz të paditur si Xhelal Sveçla i cili po bën veprime joligjore duke përmendur rastin ku ai e akuzoi Presidentin Thaçi se ka kontrabanduar në Kosovës ish-Presidentin Behgjet Pacolli.

Unë kamë qenë njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të kësaj qeverie. Unë kamë qenë kundër politikës së kaluar në mënyrën se si është udhëhequr Kosova por Albin Kurti për mua ka qenë politikani i cili më ka zhgënju më së shumti në jetën time. Ka kriju anarki totale në Kosovë. Kosova sot është në anarki institucionale. Vendi udhëhiqet nga njerëz të kategorisë së Xhelal Sveçlës , i cili veprimet e tij i ka përpos të një njeriu totalisht të paditur janë veprime antiligjore, si kërcënime, shantazhe, etiketime. Kur Ushtruesi i Detyrës së ministrit të Brendshëm akuzon Presidentin e vendit se gjoja e ka kontrabandu ish-Presidentin Pacolli dhe e ka futur ilegalisht nga Shqipëria në kosovë është turp dhe është vepër penale” tha Zeka për Gazeta Blic.

Tutje Zeka komenton edhe koalicionin e mundshëm që mund të formohet atë ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe Nismës.

Ai thotë se ky koalicion nuk pritet të ketë shumë jetëgjatësi