Milaim Zeka kritikon VV’në se po abuzon me fe: Na bëtë horë, shembull i turpit

Ish-deputeti Milaim Zeka, ka thënë se partia në pushtet e drejtuar nga Albin Kurti po abuzon me fenë në Kosovë dhe po bën që vendi të turpërohet në botë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se së parti do të duhej të hapeshin çerdhet, shkollat e bizneset.

“Pernime kjo qeveri erdhi me mashtrime dhe abuzime, edhe me to po shkon. Eshte abuzu me fe, me flamur, me bashkim kombetar, me çka jo. Lideret e VV se nuk shqetesohen nga fakti se na bene hore perpara botes te civilizuar, por vetem qysh te bejne mashtrime te njepasnjeshme, duke enderruar te zgjedhjet e pas pandemise”, ka thënë ai.
Shkrimi i plotë:

Kosova, shembull i turpit evropian

Ne asnje vend te kontinentit evropian, nuk ka ndodhure qe nje qeveri te mbaje konference shtypi me perfaqesuesit e feve te ndryshme, per te kumtuar lajmin se ne kete vend, te parat qe do te hapen, do te jene kishat dhe xhamiat.

Kjo qeveri nuk mendoi tek çerdhet, qe do duhej te hapeshin te parat, pastaje shkollat fillore, bizneset private, sidomos restorantet dhe hotelet, e krejte ne funde edhe tempujte fetar.

Pernime kjo qeveri erdhi me mashtrime dhe abuzime, edhe me to po shkon. Eshte abuzu me fe, me flamur, me bashkim kombetar, me çka jo. Lideret e VV se nuk shqetesohen nga fakti se na bene hore perpara botes te civilizuar, por vetem qysh te bejne mashtrime te njepasnjeshme, duke enderruar te zgjedhjet e pas pandemise…!!!