Kuvendi

Milaim Zeka kërkon nga Inspektorati i Punës që të mbrojë taksistët dhe gazetarët

Deputeti Milaim Zeka ka kërkuar që Inspektorati i Punës të mbrojë qytetarët e punësuar në kompani të taksistëve dhe kompani mediale.

Sipas tij, taksistët punojnë 14 orë në ditë dhe kur shkaktojnë ndonjë aksident detyrohen ta paguajnë dënimin, ndërsa siç deklaroi Zeka, shumica e gazetarëve në mediume në Kosovë punojnë pa kontrata.

“Në Kosovë nuk kemi sindikata të punëtorëve por kemi sindikata politike dhe krejt këto bien mbi Inspektoratin e Punës dhe krejt në fund forconi mekanizmin e ndëshkimit. Nuk ecë ky vend përpara nëse një kompani apo punëdhënës nuk ndëshkohet nga Inspektorati i Punës”, ka thënë Zeka.