Milaim Zeka “godet” Valon Sylën: Ashtu sikurse unë, shpesh ia fut si kau pelës, ama…

Ish- deputeti Milaim Zeka, është takuar sot me Valon Sylën, i cili kishte kritikuar mërgimtarët, të cilët kanë filluar të vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit, shkruan Ballkani.info.

Zeka ka treguar bisedën që ka bërë me Sylën, gjersa ka shtuar se “të mos ishte diaspora, as nuk do të kishte sistem paralel, as luftë, as UÇK, as kurrgjë hiç”.

Sipas Zekës, Syla sikur ai, shpes ia fut si “kau pelës”, ama është njeri i mirë.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

Takim me Valon Sylen

Sot, pas gjithe atyre “sharjeve”, u takova me Valon Sylen, edhe thash me vete me ja pagu nje raki, ne menyre qe mos me na “sha” pa pare.

Valonit i thash, qe me krejte budallakite qe i ka diaspora, mos me kane ne, bash bagla te kalit kishin hanger shume njereze. Mos me kane diaspora, as nuk kish pas sistem paralel, as lufte, as UÇK, as kurgja hiqe.

Valoni, ashtu sikurse une, shpesh ja fute si kau peles, ama ashte njeri i mire. Hiq nuk e urren diasporen, po flet thjeshte çka mendon…!