Milaim Zeka “godet” Haki Abazin: I dukej vetja se ishte Stalinin përballë Titos, apo shoku Enver

Ish- deputeti dhe gazetari, Mialim Zeka ka lëshuar kritika ndaj anëtarit të VV-së, Haki Abazit, duke thënë se “prapë ka me ja thy qafën Albin Kurtit, me mengelen e Washingtonit”.

Sipas Zekës, Abazi e ka gënjyer Kurtin deri në atë masë saqë për një moment i dukej vetja se ishte Stalini përballë Titos apo shoku Enver përballë Kadri Hazbiut, e kështu me radhë.

Ai përmend raportet e Kurtit me BE-në dhe Amerikën, gjersa shton se koka e BE-së është Amerika, prandaj vetëm këshillat e saj duhet të kenë vlerë për Kosovën.

Postimi i plotë:

Haki Abazi, prape ka me ja thy qafen Albin Kurtit, me mengelen e Ëashingtonit

Koronavirusi i qeverise Kurti, njeriu i 1000 skandaleve dhe keqeperdorime, Haki Abazi, e pati rrejte fort e keq Albin Kurtin, duke i thene se “mbane kontakte te forta me Ameriken”! Ky balosh, me shume te tjere, e nxiten Albinin deri ne ate mase, saqe per nje moment i dukej vetja se ishte Stalini perballe Titos, apo shoku Enver perballe Kadri Hazbiut, e keshtu me radhe.

Taksa ja ka pas thy qafen, tash ambasada ne Jerusalem. Ata ambasade, jo Albini, po gjashte milion nuk munden me levize pa kerkesen e presidentit Biden, dhe miratimit nga ana e Izraelit.

BE nuk ekziston ne praktike. Po te ekzistonte, pse nuk e njohin pese vendet anetare? Pse Hungaria si anetare bane me pase ambasade ne Jerusalem, e Kosova jo?!

Albini i ka pas degju edhe do keshilltare te nentokes gjermane, po keq i doli. Lereni ambasaden aty ku eshte. Mos folni per hatrin e disa qeverive te lindjes, te cilave qe 2000 vite, vetem sherrin ua kemi pa. Koka e BE se eshte Amerika, prandaje vetem keshillat e saje duhet me pase vlere per Kosoven!