Milaim Zeka: Gebelsi i Hitlerit ia ka lakmi Mimoza Kusarit, e konsideron lopë të gjallë qytetarin?

Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka, e ka krahasuar u.d. shefen e VV-së, Mimoza Kusari-Lila me “Gebelsin e Hitlerit”, pas deklaratave të saj për pagesën e rrymës serbëve në veri, shkruan Ballkani.info.

Zeka përmes një shkrimi në Facebook, thotë se Kusari-Lila me arsyetimin e saj për 11 milionë euro të ndara për rrymën në veri, ia ka kaluar edhe Gebelsit të Hilterit, gjersa shton se ajo qytetarin e Kosovës e konsideron lopë të gjallë.

Sipas Zekës, mirë ka filluar qeveria me gënjeshtra në Prishtinë e Bruksel, por sipas tij, ky popull i ka mësuar ato./Ballkani.info./

Shkrimi i plotë:

Gebelsi i Hitlerit ja ka lakmi Mimoza Kusarit

Njera pre akuzave me te renda te Levizjes VV drejtuar qeverive te kaluara ka qene kjo: “Qysh nuk po ju vjen marre me ua pagu rrymen kriminelve serbe ne veri. Ju po i vidhni paret e popullit bashke me ta. Marre”!

Dje, qeveria Kurti 11 milion per veriun, vetem per rryme. Ama kur e kam degju aresyetimin e Mimoza Kusarit, me ate çaraveshjen e ftyres per me tregu seriozitet, duke thene se me mire 11 milion se sa me na u kthy police te vrare, pasha besen mu duk zero Gebelsi i Hitlerit, ne krahasim me Mimozen e Albinit?!

Shihe se çfare lope te gjalle e konsideron Mimoza qytetarin e Kosoves?! Mendon se policia po u dashka me shku me nderpre rrymen ne veri, thuase ne nuk e dime qe ky veprim behet nga Prishtina.

Boll mire ja keni nise. Rreni ne Prishtine, rreni ne Bruksel, vetem mos harroni se ky popull i ka mesu rrenat me ata te vjetrit, ua dallon edhe juve.

Tregona Mimoze, mundesisht edhe sot, qysh nderpritete rryma? Me nga sa police? Çfare armatimi? Trego bre ma mire qysh Ti me te tjere ua keni fale turqeve KEDS-in?!