Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se disa doganierë të Kosovës bashkëpunojnë me ata serbë për t’i ‘kasirat’ shqiptarët.
Zeka ka thënë se vëllau i tij, i cili ka mbaruar pushimet në Kosovë dhe ishte nisur për në Austri, në pikën kufitare në Merdare, ka vërenjtur se ndaj një mërgimtari është bërë padrejtësi kur doganierët iu kanë drejtuar me fjalët “mbylle gojën”, duke e larguar kështu nga kolona.
Tutje, deputeti tregon ngjarjen e rrëfyer nga vëllau i tij, i cili kishte thënë se pas këtyre fjalëve, mërgimtarin e kishin larguar nga kolona dhe doganieri kosovar është afruar tek ai serb, duke i thënë se këtë veturë “duhet me e kasirat”, përcjell Ballkani.info.
Në fund, Zeka ka thënë se duhet të nisen hetime ndaj doganierëve, ndërsa ka thënë se vëllau i tij është i gatshëm të kthehet nga Austria për të identifikuar doganierin kosovar. /Ballkani.info
Postimi i plotë:







