Analisti

Milaim Zeka: Deputeti i Vetëvendosjes mori 4.3 milionë euro nga Telekomi i Kosovës

Analisti e ish-deputeti Milaim Zeka, ka deklaruar se ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka përfituar 3.4 milionë euro nga Telekomi i Kosovës.

Zeka ka thënë se Fisnik Ismaili ka përfituar 4.3 milionë euro donacione nga Post-Telekomi i Kosovës sa ishte deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se edhe deputetë të tjerë të Vetëvendosjes kanë punësuar të afërm në Post-Telekomin e Kosovës

“Kam pasur qindra e qindra kontrate në duar, të gjtiha partitë politike në bazë të gjeturave tona si Komision kanë qenë pjesë e shkatërrimit të Valës dhe Post-Telekomit të Kosovës. Ka qenë një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje i cili i ka marrë 4.3 milionë donacione nga Post-Telekomi, jam ka foli për ish-deputetin Fisnik Ismaili i cili ka qenë pjesë e Vetëvendosjes, po ashtu edhe shumë deputetët të Vetëvendosjes kanë punësuar të afërm në Telekom”, tha Zeka në RTV Dukagjini.

Zeka po ashtu tha se ka me qindra kontrata dhe përfitime të politikanëve që kanë përfituar nga Telekomi i Kosovës