Milaim Zeka: Bulliqin e kisha lan me një kolibe midis Çakorrit, shumë ia lëpiu Ramushit akulloren, pastaj iku te Albini

Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi kanë dhënë dorëheqje nga komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ndaj kësaj ka reaguar ish-deputeti, Milaim Zeka, i cili ka thënë se tashmë deputeti i VV’së, Bulliqi ka gënyer e ka mashtruar shumë.

Kështu është shprehur Zeka sot në komente, teksa ia ka përmendur Bulliqit edhe ndërrimin e partive.

“Ku, ne qafe e paskan marre Kosoven bre?! O keta me nje kolibe e kisha lane midis Çakorrit. Shume bre ka rrejte, shume ka mashtru, shume ja ka lepi Ramushit akulloren, pastaj iku te Albini”, është shprehur ish-deputeti i Kuvendit.

Ndryshe, lajmin për dorëheqje sot e konfirmoi Isufi me anë të një postimi në Facebook, ku edhe ka dhënë arsyet e marrjes së këtij vendimi.

Sipas tij,situata në të cilën po gjendet shoqëria kosovare pas përhapjes së koronavirusit në Kosovë është shumë e rëndë dhe kërkon mobilizim maksimal për tejkalim sa më të lehtë.

Sipas tij, nuk e shohin të arsyeshëm publikimin e tërësishëm të shkrimit në dy vjetorin e ratifikimit të marrëveshjes së demarkimit me Malin e Zi.