Milaim Zeka: Avdullah Hoti po rren, nuk mund t’i besojmë fjalëve të tij

Milaim Zeka ka bërë kritika të ashpra në drejtim të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Deputeti i Nismës, Milain Zeka ka bërë kritika të ashpra në drejtim të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Zeka e kritikoi Hotin duke e quajtur “gënjeshtar” dhe dyshoi nëse duhet të merren seriozisht deklaratat e tij në foltoren e Kuvendit.

“Sa është dëmi i shkaktuar në opinion i shkaktuar nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i cili edhe pse dalin incizimet duke u rrah me grushta e me boksa e ai thotë se nuk kam qenë prezent në Kuvendin e LDK-së në Mitrovicë”, deklaroi Zeka.

“Më vjën keq që nuk është këtu të ballafaqohem me të. Ai po rren qëllimshëm, imagjinojeni vuajtyjen e Flora Brovinës, humbja e memories e shumë të tjera. Dëmi politik është i barabartë kur njeriu rren publikisht dhe më thoni nëse i besoni dikuj kur del të flas në foltore”, u shpreh ai.