Kuvendi

Milaim Zeka akuzon Vetëvendosjen se është mbrapa kompanisë që premtoi punësimin e 2000 personave

Deputeti nga radhët e Nisma-s, Milaim Zeka ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se qëndron prapa një kompanie gjermane e cila ditë më parë ofroi vende pune në Gjermani për dy mijë punëtorë, kompani e cila dyshohet që është e rreme.

Sipas tij, Vetëvendosje po i nxit qytetarëve rreth këtyre gjërave.

Njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje po i organizojnë këto gjëra në Prizren. Këta jetojnë vetëm në skandale. VV jeton vetëm kur qytetarët i nxit padrejtësisht për gjërat që nuk kanë të bëjnë me realitetin. Ka informacione dhe është shumë mirë që policia po merret me gjëra të rënda mbrapa të cilave ka dyshime që janë pjesëtarë të Vetëvendosjes.