12 zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) janë arrestuar dy ditë më parë dhe janë dërguar në ndalim për 48 orë nën dyshimin për mashtrim në detyrë.
Arrestimi i tyre u bë gjatë ditës në aksionin e Prokurorisë së Prishtinës dhe hetuesve të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.
Ballkani.info kishte raportuar po atë ditë për emrat e zyrtarëve të arrestuar: Masar Zejnullahu, Nesim Bajrami, Safet Temaj, Avdi Jakupi, Muhamet Rafuna, Murtez Zeqiri, Milaim Berisha, Gazmend Gjocaj, Adil Paqarizi, Vllaznim Krasniqi, Agim Rama e Xhemajl Hertica.
Ballkani.info ka mësuar se njëri nga të arrestuarit, Milaim Berisha është bashkëshorti i Fitore Berishës, udhëheqëse e divizionit për çështje Juridike – Kushtetuese të presidentes Vjosa Osmani. Kështu e ka përshkrimin në profilin e saj në Facebook.

12 zyrtarët e ATK-së zyrtarë dyshohet se kishin pranuar 23 fatura fiktive nga Feim Pulaj, një biznesmen nga Prizreni, i cili kishte aplikuar për rimbursim nga TVSH. Faturat kishin vlerë 18 milionë euro ndërsa pretendohet se rimbursimi do të kapte vlerën 2,8 milionë euro.Në një njoftim të Prokurorisë së Prishtinës thuhet se në total 13 persona janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm, prej tyre 12 zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës e një pronar biznesi. /Ballkani.info/
BONUS VIDEO: Vizita e kryeministrit irlandez në Kosovë, Varadkar kërkon të hiqen sanksionet e BE-së







