Mikullovci: Bizneset duhet ta kenë obligim që 30% të tatimit t’a investojnë në sport dhe kulturë

Gjatë Seancës së Jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, deputeti nga radhët e VV-së, Adem Mikullovci ka thënë se sponsorizimi i sportit duhet të bëhet i obligueshëm për bizneset.

Ai ka thënë se duhet të merren të dy propozimet që janë ofruar në Kuvend dhe ato të kombinohen, por nuk duhet lënë hapësirë për keqpërdorime.

“Nëse e votojmë që bizneset të kenë mundësi që 30 përqind të tatimit t’i japin për sport dhe kulturë, atëherë ka vend për financime të dobëta, si ndonjë ndeshje pa rëndësi. Është mirë që 30 përqindëshi i tatimit të bëhet obligim për këto biznese që të investohen në këto fusha, ashtu kështu ato para do të jipen”, ka deklaruar Mikullovci, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se për Ligjin për Sponsorizim ka pasur reagime dhe përplasje të shumta mes partive politike, pasi ky ligj nuk u votua javën që kaloi. /Ballkani.info